
Një i mitur është ndaluar ng Policia në Llapnasellë, teksa voziste veturën.
Gjatë kontrollit nga Policia, atij i janë gjetur pistoleta me 13 fishekë si dhe një thikë.
Njoftimi:
Llapna Sellë, Graqanicë 30.03.2024 – 00:50. Njësiti policor gjatë një pike kontrolli, ka ndaluar një automjet të cilën e drejtonte i mituri i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë si dhe një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Gazeta10/