Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I mori rrjedha e ujit pas vërshimeve, gjenden dy trupa të pajetë në Shqipëri

Gazeta10
21 November 2022 - 9:39

Në Shqipëri janë shënuar viktimat e para nga moti i keq që ka mbërthyer vendin që prej fundjavës, raporton Gazeta10.

Trupat e pa jetë të Pjetër Rushaj dhe djalit të tij, të cilët i mori rrjedhja e ujit në Malësi të Madhe, janë gjetur mëngjesin e së hënës nga forcat e policisë.

50-vjeçari Pjetër Rushaj, po udhëtonte me makinë së bashku me djalin dhe vajzën e tij. Rrjedha e ujit mori përpara makinën e tyre. Megjithatë vajza ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Palombarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kryen 16 orë kërkime intensive që prej ditës së djeshme kur u dha alarmi për zhdukjen e tyre.

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, ku qyteti më problematik aktualisht mbetet Shkodra./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.