
Sulmuesi spanjoll, Ansu Fati, po kërkon largimin nga Barcelona, shkruan Gazeta10.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Fati është i pakënaqur me minutazhën që iu është dhënë deri më tani këtë stinor dhe ka kërkuar largimin nga ekipi katalan.
Ardhja e Raphinas dhe Lewandowskit në verë te Barcelona e kanë shumë konkurrencën të ‘Blaugranët’ në fazën ofanzive dhe kjo i ka pamundësuar sulmuesit spanjoll të ketë hapësira të mjaftueshme.
19-vjeçari vitin e kaluar rinovoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027 dhe klauzola e largimit të tij nga klubi është një miliardë euro.
Fati debutoi me Barcelonën në vitin 2019 kur ishte vetëm 16-vjeçar dhe ai është golashënuesi më i ri në histori të klubit.
Por pas startit të furishëm, ai pësoi disa lëndime të cilët e lanë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Këtë sezon me ekipin katalan ai ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me tre asistime. /Gazeta10/