Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

I pakënaqur me minutazhën, Zhegrova kërkon largimin nga Lille

Gazeta10
16 November 2022 - 12:22

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, në janar mund të ndërrojë ambient.

Siç raportojnë mediat franceze, Zhegrova ka kërkuar largimin nga skuadra e Lille në afatin kalimtar të janarit.

Zhegrova është i pakënaqur me hapësirat që i ka dhënë trajneri, Paulo Fonseca, këtë edicion dhe dëshiron largimin nga ekipi francez.

Gjithnjë sipas mediumeve franceze, edhe Fonseca nuk do të pengonte largimin e sulmuesit të Kosovës, nëse klubi i gjen atij një zëvendësues në fazën ofanzive.

Në nëntë ndeshjet e fundit, sulmuesi nga Prishtina ka luajtur vetëm gjashtë minuta.

23-vjeçari erdhi te Lille në janar të vitit të kaluar, në skuadra e Baselit për shumën e shtatë milionë eurove.

Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth pesë milionë euro.

Deri më tani me Lille, Zhegrova ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në 20 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.