
Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Gazeta10 mëson se bëhet fjalë për Veton Gashin i njohur me nofkën ‘Canki’.
I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Agron Borovci për Gazeta10, ka bërë të ditur se një person ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.
Tutje doktori kujdestar ne klinikën Emergjente, Ejup Govori për Gazeta10 ka treguar se gjendje e të plagosurit është stabile dhe është jashtë rrëzikur pë jetë sepse ai ka plagosje në këmbë.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një pacient me plagë nga arma e zjarrit në ekstremitete të poshtme. Pra, lëndime në këmbë. Gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pacienti do të vazhdojë të marr tretman të mëtejshëm mjekësor”, tha ai për Gazeta10.