Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

I rezistoi dorëzimit, policia jep detajet për rastin në Prizren

Gazeta10
30 August 2023 - 14:04

Gazeta 10 pak minuta me parë raportoi se një burrë po gjuante gjësende nga ballkoni, duke refuzuar dorëzimin e tij te organet kompetente.

Për gazetën 10, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin duke dhënë detaje nga rasti që ka ndodhur në lagjën Ortakoll në Prziren.

Gashi ka konfirmuar që policia e Kosovës ka arritur që të vë në kontroll personin në fjalë dhe të njejten e ka dërguar për trajtim në qendren e shëndetit mendor në spitalin e Prizrenit.

Tutje Gashi ka thënë për Gazeta 10 se i njejti kishte refuzuar që të dorëzohet dhe për një kohë kishte hedhur nga ballkoni i banesës gjësende të ndryshme por që fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.