
Leonardo Kryeziu është i riu nga Kosova që ka befasuar jurinë në “The voice of Germany”, madje njeri prej tyre është ngritur në skenë për të kënduar me të.
Ai tashmë është kthyer në një sensacion të ri të këtij spektakli në Gjermani. Ai ka folur për ABC Mëngjes rreth këtyre emocioneve.
“Mendova që nuk do ktheheshin. Edhe në hotel natën kam fjetur nja 2 orë, ka pasur shumë zhurmë dhe doli mirë audicioni. Ndonjëherë në jetë duhet me prit. Ndonjëherë ‘coach’ në The Voice nuk i dihet kur e shtypin, e mbajnë edhe suspancë. Kam pritur deri në fund dhe vazhdova e doli mirë”, tha Leonardo.
Më tej, ai shtoi se ka dëshirë të prezantojë Kosovën në Eurovizion.
“Kam dëshirë të përfaqësoj Kosovën në Eurovizion. Unë nuk e di si funksionon konkurimi. Unë këndoj në anglisht, por jam fleksibël sepse këngët i shkruaj vetë. Unë shkruaj edhe në gjermanisht, edhe në shqip, por në anglisht më vijnë më lehtë”, theksoi Kryeziu./Gazeta10