Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Gazeta10
24 September 2026 - 14:46

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi kanë vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku, raporton KosovaPress.

Rreshteri policor, Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, gjatë agresionit të Serbisë, derisa ishte në krye të detyrës si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Gjatë vizitës, Thaçi, Veseli dhe Krasniqi përcollën te familja Bunjaku të fala edhe nga Haga, nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

Familjarët e Afrim Bunjakut i falënderuan ata për vizitën dhe respektin e treguar në përvjetorin e rënies së tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.