Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I vuri zjarrin mbeturinave – një person në Prizren gjobitet me 500 euro

Gazeta10
07 October 2026 - 10:41

Një person është gjobitur me 500 euro në Prizren pasi kishte mbledhur mbeturina dhe u kishte vënë zjarrin në lagjen Arbana.

Rasti është evidentuar më 6 tetor nga patrulla e Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë patrullimit. Sipas Policisë, djegia e mbeturinave kishte shkaktuar ndotje të ambientit.

Ndaj personit është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, në bazë të ligjeve në fuqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.