
Një person në Vushtrri ka raportuar në polici se pas shkëmbimit të disa mesazheve me një person tjetër rreth një borxhi e derisa ishte me veturën e tij, tri vetura i kanë bllokuar rrugën.
I njëjti ka thënë se personat që kanë qenë në vetura e kanë rrehur atë dhe janë munduar ta fusin në veturën e tyre por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes, raporton gazeta10.
Njoftimi i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
TENTIM RRËMBIMI
Vushtrri 23.12.2023-22:48. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore.