Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Ia grabiti taksistit 100 euro, pas më shumë se dy javësh prangoset nga policia

Gazeta10
22 October 2024 - 22:19

Zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, sot e kanë arrestuar një person si i dyshuar për grabitje.

Siç raportohet në media, A.H nën kërcënimin e thikës kishte arritur që taksistit t’ia merrte 100 euro.

Rasti kishte ndodhur më 5 tetor në Kodrën e Trimave, konkretisht në rrugën “27 nëntori”.

35-vjeçari pas kompletimit të rastit dhe intervistimit të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia.

“Hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rasti të procedohet më tej”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.