
Policia njofton se më datën 5 qershor, ankuesi ka raportuar rastin “Vjedhje e rëndë”.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë Veri, derisa ankuesi kishte qenë së bashku me një person në një kafiteri brenda objektit të Stacionit të Autobusëve dhe një person i dyshuar me shpejtësi ia kishte marrë portofolin dhe një kuvertë të cilat i kishte mbi tavolinë, e në të cilën kuvertë kishte pasur 7500 Euro dhe ishte ikur në drejtim të panjohur, njofton policia.
Pas një pune hetimore, njësitë policore në kuadër Stacionit policor Mitrovicë Veri kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar dhe të njëjtin e kanë arrestuar në banesën e tij. “Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar 6300 Euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të gjitha veprimet e ndërmarrura i janë paraqitur Prokurorit të shtetit dhe në koordinim me të rasti është kualifikuar “Vjedhje e rëndë”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.