
Në emisioni “Politiko” me musafirë në studio, sot është duke u diskutuar për paralajmërimet të cilat ka bërë kryeministri Kurti këtë javë.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se shërbimet e agjencitë e inteligjencës duhet që ta servojnë situatën reale dhe pa panik.
“Unë po them se gjithmon agjencitë e inteligjencës duhet që më kujdes të servojë opinionin me qëllim që mos të krijohet panika në pakuptimin mirëpo asnjëherë nuk duhet që të anashkalohet nga rreziqet që mund të jenë reale”, ka thënë ai.