
Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj rebel, me shumice serbe, derisa shpresat për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit po shuhen.
Kështu thuhet në një shkrim të organizatës joqeveritare ‘Internacinal Crises Grup’ e cila mision ka parandalimin e konflikteve në botë.
Sipas këtij Instituti, Institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të cilat i mbijetuan luftës se vitit 1999 dhe pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, po shpërblehen si pasojë e një operacioni paraushtarak të mbeshtetur nga Serbia në shtator 2023, raporton gazeta10.
“Ndersa rezistenca e kufizuar e dhunshme mbetet e mundur, Veriu i Kosovës i cili shpresonte për një autonomi apo bashkim me Serbinë po i nënshtrohet pa deshirë autoritetit të Prishtinës. Këto janë ditë të vështira për komunitetin serb, e ardhmja e te cilit është jetike për afrimin mes Beogradit dhe Prishtinës. Për të mbetur një komunitet i aftë për vetëqeverisjes, ata kanë nevojë për qasje të vazhdueshme në institucionet serbe, veçanerisht në arsim dhe kuides shëndetësor, plus mbështetje financiare. Ata gjithashtu kanë nevojë për nje ndjenje sigurie, e cila mund të ofrohet vetëm me kthimin e serbëve në forcën policore te Kosovës, nga e cila ata dhanë doreheqie në shenjë proteste në nëntor të vitit 2022”, thuhet në raport.
Aty thuhet se Prishtina duhet ta tërheqë policinë e saj speciale nga veriu dhe Beogradi duhet të parandalojë veprimtari paraushtarake.
“Ne vitin 2021, Prishtina filloi të zbatoje autoritetin e saj në veri të Kosovës me një forcë të madhe policore. Masat e Prishtinës nxiten bojkot dhe dorëheqje masive nga serbèt, kështu qe policia dhe zyrtarët publik në këtë zonë me shumice serbe, janë shumica shqiptare. Barrikada te vendosura nga vendasit mobilizuan popullsinë, shumë prej te cilëve janë të armatosur; Serbia gjithashtu infiltroi disa qindra trupa për të forcuar rezistencen në dy raste në vitin 2022. Policia dhe protestuesit serbe shkëmbyen shpesh te shtëna me armë. Ne maj 2023, nje turme e zemeruar protestuesish serb e cila sulmonte njësinë speciale të Policisë se Kosovës, u përlesh me paqeruajtësit e NATO-s, që ndanin te dy grupet, duke lënë shumë ushtarë të KFOR-it të plagosur”, thuhet në raportin e këtij Isntituconi.
Në raport flitet edhe për njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.
Marrëveshja e BE-së është e paqartë për këtë çështje, por Franca, Gjermania dhe Italia e shprehën ate në deklaratat e mëvonshme, ndërkaq Serbia e refuzon kategorikisht këtë kërkesë, raporton gazeta10.
“Njohja de facto do tè thotë ta trajtojshë Kosovën si një shtet të pavarur pa një deklaratë formale dhe pa pëlqimin qe shtetet dhe organizmat e tjera ndërkombëtare si OKB-ja ta njohin dhe ta pranojnë si anëtare. Serbia është e gatshme te merret me Kosovën një për një, por e vendosur te mbajë statusin e saj një çështje të hapur”, thuhet në raport.
“Ka pak shpresë se dialogu i BE-së mund t’i kaperceje këto pengesa dhe marrëdhënia Beograd-Prishtinë ka mundësi te mbetet e ngrirë. Në këtë sfond, si palët ashtu edhe aktoret e jashtëm qe duan qetesi në Ballkanin Perëndimor duhet ta kthejnë vëmendjen se pari në zbutjen e rrezikut afatshkurtër të dhunës dhe me pas drejt qëllimeve te arritshme qe mund të inkurajojnë stabilitetin politik duke dështuar në një përparim në marrëveshjen e normalizimit”, thuhet në raportin e ICG-së. /Gazeta10/