Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Ide e mirë, rrini gati” – Rita Ora shton dyshimet se do të bëjë këngë në gjuhën shqipe

Gazeta10
16 October 2024 - 14:00

Rita Ora është një nga artistet shqiptare që ka pushtuar tregun muzikor.

E pavarësisht sukseseve në botë, nuk ka hezituar asnjëherë të flasë për rrënjët e saj dhe të krenohet me to.

Së fundmi, kënga “Anywhere” është interpretuar në shqip nga një artiste, e cila e ka përkthyer këngën.

Një gjë e tillë nuk i ka shpëtuar 33-vjeçares, gjë që të njëjtën e ka shpërndarë në InstaStory.

“Çka nëse Rita do këndonte në gjuhën e saj?”, thuhet në shkrim.

E për këtë menjëherë pati një replikë: “Ide e mirë, rrini gati”.

Një interpretim i Ritës në shqip do të ishte bukur, marrë parasysh vokalin e veçantë të saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.