Gazeta10

Idrizi pas vdekjes së 4-vjeçarit: Do të shtohen masa sigurie në fshatrat ku kalon Ibër Lepenci

Kryetari i komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi ka premtuar siguri shtesë në vendbanimet ku kalon kanali i kompanisë Ibër Lepenci pas vdekjes së 4-vjeçarit nga kjo komunë pasi ra në të aksidentalisht.

Një kërkesë për të ndarë mjete financiare për ta shtuar sigurinë në ato vendbanime, Idrizi tha se do ta adresojë nesër me kryeshefin e kësaj kompanie. Faruk Mujka, trasmeton Gazeta10.

Idrizi në Prime Time në Kanal10 ka treguar tutje se kanali i Ibër Lepencit që nga funksionimi i tij ka qenë i hapur nëpër shumë fshatra të Vushtrrisë.

Ai thotë se raste të tilla ku qytetarët kanë përfunduar me vdekje, kanë ndodhur edhe më herët.

“Kanali i Ibër Lepencit prej se është ndërtuar e është vu në funksion është i tipit të hapur në pjesën më të madhe edhe nëpër vendbanime. Ajo është nën menaxhimin e Iber-Lepencit. Nesër unë kam takim me kryeshefin e kompanisë Faruk Mujka, kemi planifikuar takimin për nënshkrimin e ujitjes së tokave që kemi, por do të kërkoj nga ai që t’i shikojmë mundësitë që nëpër hapësirat ku kalon Ibër Lepenci të krijojmë një siguri. Nuk është rasti i parë.”, u shpreh Idrizi në Prime Time./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij