Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Idrizi: Situata me vërshimet u menaxhua falë përkushtimit të komunës

Gazeta10
21 November 2022 - 8:39

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në një lidhje direkte kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka thënë se gjendja në qytetin e tij pas vërshimeve është e qetë pasi që lumi Sitnica ka dalur pak nga shtrati por jo tërësisht, andaj gjendja është e qetë sepse nuk janë shkaktuar dëme, raporton Gazeta10.

Idrizi, ka thënë se krejt ky menaxhim i situatës ka ardhur falë përkushtimit të komunës.

“Të them të drejtën se ajo që na ka ndodhur para dy viteve më ka bërë që të jem më i vëmendshëm. Prej kur e kom marr mandatin, tash e 4 muaj kemi investuar në pastrimin e të gjitha përroskave dhe përrenjve në komunën e Vushtrrisë dhe kjo ka ndikuar në menaxhimin e kësaj situate. Edhe pse kemi pasur drojë sepse të reshurat kanë qenë të dendura, por situata është menaxhuar fal përkushtimit të cilin e ka pasur komuna për pastrimin e këtyre përroskave dhe lumit.”, ka thënë Idrizi.

Tutje, kryetari Ferit Idrizi ka thënë se vitin e ardhshëm do te pastrohet tërë lumi Sitnica në territorin e Vushtrrisë deri tek pjesa e Obiliqit në mënyrë që të mos ketë probleme në situata të tilla./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=pzgup-k1RF8

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.