Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IKSHPK aktivizon metodën për zbulimin e 31 pesticideve në fruta dhe perime

Gazeta10
03 November 2026 - 15:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vënë në funksion një metodë të re analitike për përcaktimin e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, metoda zbatohet në kuadër të Laboratorit të Pesticideve, pranë Departamentit të Ekologjisë Humane, dhe realizohet përmes kromatografisë së gaztë (GC-MS), me pajisjen GC Agilent 8890 të lidhur me spektrometrin e masës 5977B.

Kjo metodë mundëson analizimin e gjithsej 31 pesticideve, përfshirë pesticide organoklorike, triazine, herbicide dhe insekticide piretroide.

Ndër pesticidet që mund të identifikohen përmes kësaj metode janë DDT, DDE, Dieldrin, Endrin, Simazine, Alachlor, Cypermethrin, Deltamethrin dhe Lambda-cyhalothrin.

IKSHPK ka bërë të ditur se kapaciteti aktual i laboratorit është pesë mostra në javë, ndërsa pritet të rritet në të ardhmen.

Sipas institutit, funksionalizimi i kësaj metode zgjeron kapacitetet analitike për monitorimin e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime, duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe vlerësimin e sigurisë së ushqimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.