Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IKSHPK-ja kërkon nga qytetarët që të vlohet uji i pijes

Gazeta10
21 Janar 2023 - 13:20

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ftuar sërish qytetarët që të kenë kujdes me ujin e pijes pas vërshimeve.

Përmes një komunikate për medie, instituti ka kërkohet që uji i pijes të vlohet, raporton Gazeta10.

Sipas IKSHPK-së, në këtë mënyrë mund të shmanget shpërthimi i ndonjë epidemie hidrike.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar! Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike. Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar”, është thënë në komunikatë.

Sipas instituti, si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit situata me ujë të pijes është vështirësuar dukshëm. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse. Ekipet e Institutit Kombëtar kanë ngritur vigjilencën dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes. Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, është thënë në komunikatë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.