Ballkani ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Larne në kuadër të Ligës së Konferencës që zhvillohet nesër (e martë).
Trajneri Ilir Daja ka thënë se nuk e njohin kundërshtarin, por që kanë përgatitur ndeshjen me shumë seriozitet.
“Kemi një ekip që nuk e njohim mirë, por jemi munduar të përgatitemi sa më shumë. Në këtë fazë nuk ka ndeshje të lehta apo vështira”, ka thënë fillimisht strategu i skuadrës nga Suhareka.
“Duhet të japi maksimumin dhe të mos gabojmë në dy ndeshje. Do të jetë ndeshje e vështirë. Ne do të luajmë ndeshjen tonë”.
“Nuk jemi duke u fokusuar te raundi i radhës, jemi plotësisht të fokusuar te ndeshje e nesërme. Kundërshtari në dukje nuk është shumë i vështirë, por do na shkaktoj shumë probleme”, tha ai.
“Në Ligën e Kampionëve jemi eliminuar me golaverzh. Kemi fituar një ndeshje e humbëm një. Po ashtu patëm disa lojtar që nuk ishin 100 për qind. Humbja kundër Ludogorets besoj që nuk do të na ndikoj shumë”, ka shtuar më tej Daja.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Larnes fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.