Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ilir Daja vazhdon rrugëtimin me Ballkanin deri në vitin 2026

Gazeta10
26 February 2024 - 17:10

Përkundër rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit, Ballkani ka vazhduar t’i besojë trajnerit Ilir Daja.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin nga Tirana deri në qershor të vitit 2026.

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë. Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë. Ne i kemi besuar të na prijë betejave. Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh. Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026. Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!”, thuhet nw njoftimin e klubit.

Daja u shpall dy herë kampion me Ballkani dhe në këto dy sezone u kualifikua me skuadrën nga Theranda në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani është aktualisht lider i tabelës në Superligë, me një pikë më shumë se ndjekësit e tyre, Llapi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.