Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ilir Meta lë burgun për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait

Gazeta10
02 June 2026 - 9:08

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lënë ambientet e burgut “313” nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve.

A2 CNN raporton se në orën 07:00 të mëngjesit, Meta është nisur drejt fshatit Çepan, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Leja e përkohshme është dhënë për t’i mundësuar pjesëmarrjen në ceremoninë mortore familjare, ndërsa gjatë gjithë kohës ai shoqërohet nga efektivë të Policisë së Burgjeve, sipas procedurave ligjore në fuqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.