
Gjatë ditës së sotme një video e partisë aktuale në pushtet u lansua në rrjet.
Në të flitej për sukseset e mandatit katër vjeçar, teksa u lë të nënkuptohet se po e prisnin edhe një tjetër.
Lidhur me këtë, njohësi i shkencave politike, Dorajet Imeri tha se është më rëndësi të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9-shkurtit.
“Mesazhin se qeveria do të formohet shumë shpejtë. Në lidhje me të dytën, është shumë e rëndësishme të ndodh certifikimi i rezultateve dhe pastaj të konstohet Kuvendi i Kosovës.Nga ku shumica e re parlamentare që do të prodhohet do e formoj qeverinë e re“, tha Imeri.
“Lëvizja VV ka aktualisht 48 deputetë, bashkë me një nga pakica serbe dhe pakicat jo serbe do të jenë shumë afër për të formuar një Qeveri të re.Dy deri në tre do të ishin të mjaftueshëm andaj kombinimi aktual më i arsyeshëm është ai me Nismën Sociale Demokrate“, shtoi tutje ai.