Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Inaugurohet instituti i parë për të burgosurit me nevoja të veçanta

Gazeta10
28 February 2023 - 19:29

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se është inauguruar instituti i parë në rajon për të burgosurit me nevoja të veçanta.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se institut është inauguruar në kuadër të burgut të Dubravës.

“Sot inauguruam Institutin e parë në rajon për të burgosurit me nevoja të veçanta. Së bashku me Ministrin Vitia dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, inauguruam Institutin për të burgosurit me nevoja të veçanta i cili do të mbulojë shërbimet shëndetësore për kategorinë e personave në mbajtje të dënimit në burgun e Dubravës. Falënderoj të gjithë për mbështetjen në jetësimin e këtij projekti.” – ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.