
Mbrojtësi spanjoll, Inigo Martinez do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për edicionin 2023/24.
31-vjeçari në verë do të jetë agjent i lirë, pasi kontrata e tij aktuale me Athletic Bilbaon skadon në fund të këtij sezoni.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Martinez ka arritur marrëveshje totale me Barcelonën dhe në verë do të nënshkruajë me skuadrën katalane.
Spanjolle është pjesë e Athletic Bilbaos që nga viti 2018, ku u transferua nga Real Sociedadi për shumën e 32 milionë eurove.
Që nga ajo kohë ai ka qenë lojtar kyç në repartin ofanziv të kësaj skuadre dhe ka qenë njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar nga La Liga.
Në garë për transferimin e toj ishte edhe Atletico Madridi, por duket se tanimë garën për shërbimet e tij e ka fituar përfundimit Barcelona.
Këtë edicion, Martinez ka zhvilluar 17 ndeshje me Bilbaon, prej të cilave ka realizuar një gol.