Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Inigo Martinez, transferimi i radhës te Barcelona

Gazeta10
05 July 2023 - 12:52

Inigo Martinez edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i skuadrës së Barcelonës.

Martinez vjen te Barcelona si transfer i lirë, pas një periudhe pesë vjeçare të kaluar te skuadra tjetër spanjolle, Athletic Bilbao.

Mbrojtësi spanjoll ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin katalan, e cila do të jetë valide deri në qershor të vitit 2025, teksa klauzola e largimit të tij do të jetë 400 milionë euro.

Në edicionin që lamë pas, 32-vjeçari kishte zhvilluar 18 paraqitje me ekipin spanjoll në të gjitha garat.

Qendërmbrojtësi ka debutuar me kombëtaren spanjolle në vitin 2013, ndërsa deri më tani ai ka zhvilluar 20 ndeshje me ekipin kombëtar, prej të cilave ka arritur të shënoi një gol.

Ky është transferimi i dytë i Barcelonës deri më tani në këtë merkato, pasi ditë më parë skuadra katalunase ka zyrtarizuar edhe transferimin e mesfushorit gjerman, Ilkay Gundogan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.