Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Inspektorati largon produktet pa afat, Atiq: Edhe ditët e ardhshme do të inspektojmë në dyqane

Gazeta10
19 August 2023 - 16:03

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se inspektorati komunal në bashkëpunim me institucionet tjera gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar.

Atiq bëri me dije se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë inspektimet nëpër marketet e qytetit.

“Me kërkesën e qytetarëve, inspektorati komunal në bashkëpunim me institucionet tjera gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar”, shkroi Atiq.

“Jemi të përkushtuar maksimalisht që në komunën tonë të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.