Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Inspektorati në Ferizaj shqipton gjoba për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara

Gazeta10
11 August 2026 - 11:52

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka vazhduar aksionin ndaj personave që ndotin ambientin dhe hedhin mbeturina në vende të paautorizuara.

Sipas kryeinspektorit, Feriz Hyseni, janë shqiptuar edhe gjoba të tjera ndaj qytetarëve që kanë hedhur mbeturina në vende të papërcaktuara për këtë qëllim.

“Gjobat janë shqiptuar në rrugët ‘12 Qershori’, ‘Bilall Shala’ dhe ‘Imri Halili’. Persona të ndryshëm kanë hedhur mbeturina në vende që nuk janë të përcaktuara për hedhjen e tyre. Pas marrjes së informacionit, Inspektorati Komunal ka ndërmarrë masat përkatëse dhe ka shqiptuar gjoba ndaj personave përgjegjës”, ka thënë Hyseni.

Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Inspektoratin Komunal dhe të raportojnë rastet kur vërejnë hedhje të mbeturinave në vende të papërcaktuara.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e ambientit në qytetin e Ferizajt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.