Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Inspektorati në Mitrovicën e Veriut largon produktet pa afat, Atiq ka një paralajmërim

Gazeta10
19 August 2023 - 13:38

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se sot me kërkesën e qytetarëve, inspektorati komunal në bashkëpunim me institucionet tjera gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar.

“Jemi të përkushtuar maksimalisht që në komunën tonë të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve”, thotë Atiq në njoftm.

Ai paralajmëroi se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë inspektimet nëpër marketet e qytetit. “Falënderojmë qytetarët për bashkëpunim me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.