Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Inter kërkon shërbimet e Merih Demiral

Gazeta10
03 April 2023 - 13:47

Skuadra e Inter është e interesuar për të siguruar nënshkrimin me mbrojtësin Merih Demiral gjatë afatit kalimtar veror.

Siç raportojnë mediat italiane,  Interi tashmë ka nisur kontaktet e para me Atalantan në lidhje me transferimin e 25 vjeçarit.

Demiral tek Interi po shihet si zëvendësim ideal për Milan Skriniar, i cili në verë do të transferohet te PSG si lojtar i lirë.

Mësohet se Interi ka shprehur gatishmërinë për të ofruar deri në 35 milionë euro për të transferuar turkun gjatë verës në “San Siro”.

Këtë sezon, Demiral ka zhvilluar 23 ndeshje në të gjitha garat me Atalantën, ku ka shënuar 1 gol.

Ai ka përvojë të madhe në Serie A pasi më herët ka luajtur  për klube si Sassuolo e Juventus.

Mbrojtësi shtatlartë, ka kontratë valide me Atalantan deri në qërshor të vitit 2026. Demiral iu bashkua Atalantës fillimisht në formë huazimi në vitin 2021 nga Juventusi për t’u bërë pjesë e tyre përfundimisht  në korrik të vitit 2022 pasi klubi italian bleu kartonin e tij për shifrën e 21 milionë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.