Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Interi shpreh interesim për shërbimet e Vedat Muriqit

Gazeta10
09 March 2023 - 16:08

Vedat Muriqi në afatin kalimtar veror mund të largohet nga Mallorca.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Interi është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës.

“Nerazzurët” e duan transferimin e Muriqit si zëvendësues të Romelu Lukakut, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe në fund të sezonit do të largohet nga gjiganti italian.

Muriqi po kalon në formë jetësore me skuadrën e Mallorcas, ku deri më tani këtë sezon ka realizuar 10 gola në La Liga.

28-vjeçari bën pjesë në top treshen e golashënuesve në elitën e futbollit spanjoll.

Sulmuesi nga Prizreni erdhi te Mallorca në janar të vitit të kaluar në formë huazimi, ndërsa ekipi spanjoll e bleu kartonin e tij në verë për shumën e tetë milionë eurove.

Muriqi kishte pasur një aventurë tjetër në Serie A të Lazio gjatë viteve 2020-2022, por në kryeqyteti italian ai nuk mundi që të tregojë potencialin e tij.

Përveç Interit, për Muriqin interesim kanë shprehur edhe disa klube nga Premierliga dhe La Liga.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.