Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Interpelanca e Kurtit, Hoxhaj: Situata në veri në pikën më të ulët në njëzet vjetët e fundit

Gazeta10
30 November 2022 - 12:43

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se situata në veri të vendit është në pikën më të ulët në njëzet vitet e fundit, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se më mirë do të ishte që sot të kishte një seancë të mbyllur.

“Kolegët nga aleanca e kanë ftu një seancë të hapur, unë ma me qejf kisha pasë dëshirë që ta kemi një seancë të mbyllur dhe të folim shtruar dhe seriozisht për këtë temë”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se situata në veri të vendit është në pikën më të ulët në njëzet vitet e fundit sidomos në rrafshin e sigurisë.

“Situata në veri të vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në këto njëzet vitet e fundit, dhe të sigurisë dhe është fillimi më i  vështirë që ka pasur Kosova në këto njëzet vitet e fundit”, ka thënë ai më tej.

Tutje, ai ka thënë se nuk kemi të bëjmë me vakum por me tërheqje të plotë të zyrtarëve serb nga institucionet e Kosovës në veri të vendit.

“Nuk është vetëm vakum, se fjala vakum i bjen kur dicka është e zbrazët, bosh, është humëner politike ku komunat e Kosovës janë pa kryetar, ku asambletë komunale janë pa këshilltar, ku stacionet e policië janë pa policë, ku gjykatat dhe institucionet e drejtësisë janë pa prokurorë dhe pa gjykatës dhe kjo është situatë reale”, ka thënë ai më tej.

Kujtojmë se së fundmi ka pasur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat e paraprirë nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, rrethana këto që e dërguan Qeverinë e Kosovës në përplasje të hapur me bashkësinë ndërkombëtare.

Po ashtu, së fundmi është duke u diskutuar edhe plani franko-gjerman si një zgjidhje për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.