
Në 26 vjetorin e masakrës së Izbicës, invalidi i luftës, Artan Hoti ka rrëfyer tmerrin që së bashku me të pranëshmit e kishin parë.
Hoti, në programin e mëngjesit të Kanal10, e quajti si ditën më të zezë në jetën e tij datën kur kishte ndodhur ajo masakër.
“Ajo ishte dita më e zezë e jetës sime, për mua, për bashkëluftatëtarët e mijë e gjithë fshatarët që kanë marrë pjesë në varrimin e gjithë atyrë njerëzve të masakruar nga forcat çetinike serbe”, tha ai.
Hoti, mes tjerash tregoi se edhe çfarë kishin parë pas asaj masakre.
“Pasi NATO morri vendim për t’i sulmuar terroristët serbë, serbët bënin masakra në gjithë territorin e Kosovës, i rrethekuan 52 fshatëra, dhe pasi qëlluan në rezistencë të jashtëzakonshme në disa fshatëra, ata qëllimisht u kthyen në fshatin Izbicë. aty i grumbulluan gra dhe burra. Pasi i vjedhën mirë, i ndanë duke i vrarë e masakrauar. Ka pas njëri që i kanë munguar sytë, i kanë prerë kokën, duart“.