Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Investime në armatim e zgjerim të infrastrukturës”, Maqedonci rendit prioritetet për vitin 2024

Gazeta10
27 January 2024 - 19:22

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka renditur prioritetet e dikasterit që udhëheqë për vitin 2024, ku ndër të tjera bën pjesë edhe investimi në sisteme moderne të armatimit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka përmendur edhe ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zgjerimin e infrastrukturës. 

“Pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes, hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjerë përcjellëse për funksionalizimin e Agjencisë”, shkroi ai.

Maqedonci tutje ka bërë të ditur se prioritet është edhe hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar në Draft-Koncept Dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Investimi në sisteme moderne të armatimit. Hartimi i strategjisë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së Kosovës. Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes. Krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”, ka përfunduar Maqedonci./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.