Kristjan Asllani ka zhvilluar një tjetër ndeshje jashtëzakonisht të mirë me fanellën e Interit.
Mesfushori shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të dhe mori pjesë në golin e fitores 1-0 të Interit në derbin ndaj Romës.
Asllani dhuroi një top të gjatë për Federico Dimarcon në krahun e majtë ku italiani me një asistim perfekt gjeti Marcus Thuramin i cili shënoi për 1-0.
E me fjalë të mëdha për mesfushorin shqiptar ka folur edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi pas ndeshjes ndaj Romës.
Tekniku italian ka thënë se Asllani është një futbollist me personalitet të madh dhe është një mesfushor me shumë kualitet.

“Por ai po i gdhend minutat vetes sepse ai ka kualitet të madh dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”, deklaroi Inzaghi.