Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Irani ekzekuton me varje shtetasin britanik, Alireza Akbari

Gazeta10
14 January 2023 - 9:17

Shtetasi i dyfishtë britaniko-iranian, Alireza Akbari, i cila u dënua me vdekje në Iran, është ekzekutuar, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Familjes së Akbarit iu kërkua të shkonte në burgun e tij për një “vizitë lamtumirëse” të mërkurën gjersa bashkëshortja konfirmoi se ai ishte vendosur në qelinë e vetmisë.

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes iraniane u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua me akuzat e pabaza për spiunazh për Britaninë e Madhe, të cilën vazhdimisht e mohoi.

Britania e Madhe i kishte kërkuar Iranit të ndalonte ekzekutimin dhe ta lironte menjëherë, raporton bbc.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.