
Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Isak Neziri është takuar me qytetarë në Kaçanik.
Neziri tha se këta qytetarë kanë vendosur ta votojnë kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.
“Kaçaniku është bastioni i pathyeshëm i PDK-së. Me Kosovare Murselin u bindëm edhe sot në takimin e përbashkët me dhjetëra përkrahës të flaktë në këtë qytet që kanë vendosur të votojnë për PDK-në dhe kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10