
Komentatorët politikë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun kanë përzgjedhur listën e top 10 kandidatëve për deputetë të secilës parti, duke i renditur sipas asaj që ata konsiderojnë si më të mundshmit për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Për listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, analistët në “Politiko” krahas liderëve të kësaj partie, kanë përzgjedhur Isak Nezirin.
Neziri është përzgjedhur nga Halil Matoshi, Fidan Rama dhe Blerim Gashi, të cilët kanë vlerësuar se i duhet Kuvendit të Kosovës, sidomos për të sjellë një frymë të re dhe për kontributin dhe qasjen e jashtëzakonshme në të bërit biznes.
“Isak Neziri poashtu i kam pa disa video të njerëzve që m’i ka marrë djemtë në Gjermani dhe m’ka çliru. Unë njerzit human i çmoj”, ka deklaruar Matoshi.
“Isak Neziri është një biznismen shumë i suksesshëm në Gjermani. Atdhedashës dhe një njeri që tërë energjinë e tillë e ka sjellë në Kosovë. Nuk e kam asnjë dilemë që Isaku të jetë prurje e re në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Rama.
“Isak Neziri përveç që është humanist, është prurja ma interesante për Parlamentin dhe ka me dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në kyçjen e politikës dhe të bërit biznes”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/


