Gazeta10

Ischinger për takimin në Ohër: Dy palët duhet të bëjnë një hap mirëbesimi menjëherë, sot

Negociatat mes Kurtit dhe Vuçiqit po vazhdojnë edhe pas më shumë se tetë orësh, ndërsa ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, shpreson që ata të kenë marrë dëgjuar e tij për ta bërë një pikë kthese dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ischinger reagoi, pasi që ish-ministri kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar në Twitter se si as pas tetë orësh nuk ka ndonjë lajm se çka ndodhi në bisedimet mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë Veriore.

“Asnjë lajm pas më shumë se tetë orësh diskutimesh në Ohër mes liderëe të Kosovës dhe Sergbisë, i ndërmjetësuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, dhe emisari Miroslav Lajcak. Emisari amerikan Escobar është aty, gjithashtu”, ka shkruar Selimi.

Ischinger e ka shpërndarë këtë postim, duke risjell vëmendjen te një shkrim që ai e ka botuar dje në Politico.

“Shpresoj që apeli im në Politico nuk u botua më kot: dy palët duhet të bëjnë një hap mirëbesimi menjëherë –sot”, ka shkruar ish-diplomati gjerman.

Në shkrimin e tij në Politico, Ischinger i ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të arrijnë një marrëveshje tani./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit