Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isco dështon kalimin në Bundesliga

Gazeta10
31 January 2023 - 17:28

Ish-ylli i Real Madridit dhe Sevillas, Isco Alarcon ishte shumë pranë kalimit në Bundesliga, por që transferimi i tij tani ka dështuar.

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Isco ishte pranë kalimit te skuadra e Union Berlinit, por që marrëveshja mes dy palëve ka dështuar pas testeve mjekësore këtë mëngjes.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kampi i lojtarit përmes “Transfermarkt”.

“Kushtet e marrëveshjes kanë ndryshuar në krahasim me diskutimet fillestare”, ishin fjalët nga kampi i lojtarit.

Ndërkaq, i shpejtë ishte edhe reagimi nga skuadra e Union Berlinit.“Ne donim të kishim Iscon në Berlin, por ne kemi kufijtë tanë. Këto janë tejkaluar sot, në kundërshtim me marrëveshjen e mëparshme. Transferimi nuk do të ndodh”, shkruante në deklaratën e Union Berlinit./Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.