Gazeta10

​Ish-basketbollisti i NBA-së, viziton Kosovën

Ish-basketbollisti i famshëm Gordan Giricek do të vizitojë në Kosovë.

Giricek është Ambasador i JR NBA, ndërsa do të jetë i pranishëm në ceremoninë e Draft Shortit për JR NBA Kosova, që do të mbahet më 20 mars (e hënë) nga ora 17:30 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Ai do të vie në vizitë zyrtare në Kosovë së bashku me Erik Brucker, Menaxher i Lartë për Operacionet e NBA-së, ku gjithashtu do të kenë takime me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Gordan Giricek është basketbollist i njohur, ku për gjashtë vite ka luajtur në Ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Ai e filloi karrierën në Cibona për të vazhduar në CSKA Moskoë, ndërsa më 2002 kaloi në NBA te skuadra e Memphis Grizzlies, për të vazhduar më pas në Orlando Magic, Utah Jazz, Philadelphia 76ers, Phoenix Suns, kurse në fund luajti në Fenerbahce dhe karrierën e përfundoi aty ku e nisi te Cibona Zagreb.

Giricek është tetë herë kampion në Kroaci, një herë kampion në Turqi, ka fituar katër Kupa të Kroacisë dhe një Kupë të Turqisë.

Më 20 Mars është drafti i JR NBA Kosovës, projekt ky që është në vitin e dytë, ndërsa filloi vitin e kaluar ku 30 shkolla fillore ndahen në dy Konferenca apo gjashtë Divizione, ku në fund zhvillohet “Final Four” dhe shpallet kampioni i kësaj gare.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë