
Ish-diplomati, Blerim Canaj në “Prime Time’’ teksa ka folur për situatën në veri të vendit dhe menaxhimin qe Qeveria e Kosovës është duke e bërë, ka pasur një dilemë për veprimet e ekzekutivit, shkruan Gazeta10.
Canaj ka thënë se ka dilemë se pala kosovare a nuk po din a nuk po don të bëj politikë.
‘’Kidnapimi i policëve e ka vështirësuar situatën, sepse do të vazhdohet shantazhi. Të dy dhe kryeministri edhe vuciqi do të vazhdojnë me shantazhime. Edhe pse ne e shohim ligjërisht se të arrestuarit që ishin shkelës të ligjit, rendit në veri të Mitrovicës, natyrisht që janë arrestuar me të drejtë se e kanë sulmuar dikë, përderisa policia ka qenë duke kryer punë ne vetë. Por, prapë po kthehemi jemi në një proces ku duhen hapa politik. Kam përshtypjen se a nuk po din a nuk po dojnë, po flas për palën kosovare, po e përmendi se s’është dashtë fare të bien pre e provokimeve, e të bëjnë qeverisje popullsite.”, ka thënë ai në ‘Prime Time”.
Teksa po fliste për dialogun, ai ka thënë se Kurti ka tendenca të bëhet një diktator, por ende s’e ka arritë atë.
“Kemi një Albin Kurti që ka tendenca apo predispozita të arritjes së një diktatori, por ende s’ka mundur ta arrijë atë…..Shpesh herë më duket sikur lojë ping pongu, në takim thueht se duhet të kishte zgjedhje dhe pastaj na vie edhe deklarata e Kurtit se brenda kornizave ligjore, që në fakt ka të drejtë. Po për shkak të ligjshmërisë, e kemi edhe situatën në veri. Nëse shohim disa teori politike, të giithë popullistët i arsyetojnë veprimet e tyne me një farë ligjshmërie. Nganjëherë të krijohet përshtypja se ne kemi harruar që tani është koha që proceset të shtyhen përpara me politikë, të lihet anash retorika.’’, deklaroi ai./Gazeta10