
Duke komentuar vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian për liberalzimin e vizave për Kosovën, ish diplamati i Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj tha në Politiko se kurreshtja e qytetarëve për të parë vendet Evropiane do të bie pas ca muajve nga qëndrimi i tyre atje.
Si një ish-diplomat që ka shërbyer në Gjermani, Canaj në Politiko tha se 1500 euro janë të pamjaftueshme për një familje kosovare pesë anëtarëshe.
Gjë që sipas tij, standardi i shtrenjtë i jetësës atje do t’i ngirt vetëdijën qytetare për të qëndruar në Kosovë.
“Nja tre muaj njerëzit kanë me qenë ma kurreshtar me shku ma shumë, por mas nja 3-5 muajve kemi me pas një stabilitet, kush do me nejt rrinë. Kush gjindet, rrin. Paramendoje një pagë 2500 euro në Gjermani, dhe një banesë 1500 euro edhe një familje me 5 anëtarë. Nuk e di nëse mundet me ekzistu me 1 mijë euro në Gjermani. Ka me pas një vetëdijësim edhe të qytetarit tonë.”, tha ish-diplomati.
Çështja e Demarkacionit dhe Asociacionit, sipas Canajt janë proceset kryesore që kanë ndikuar në mosliberlizimin e vizave që do të duhej të ndodhte para shtatë viteve.
Ndërsa ka përmendur ish-kryeministrat, Thaçi dhe Mustafa si më meirtorët për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Në qeverisjen e Albin Kurtit, s’ka pas Albin Kurt. E ka pas një opozitë konstruktive që kur kanë qenë çështjete kryesore të shtetit, kanë nejt qetë edhe kanë prit. Fajtori ekskluziv pse ne jemi 7 vite me vonesë, është Albin Kurti e Ramush Haradinaj. Nuk munesh ti me kallë vendin. Tu ka gjujt parlamenti me zollë. Unë për vizat i falenderohem Hashim Thaçit e Isa Mustafës, pikë.”, tha Canaj në Politiko./Gazeta10