
Pak para ndeshjes sportive të emisionit PolitikOFF, ish futbollisti Blendi Memaj ka deklaruar se ekipa e tij janë bërë gati për fillimin e lojës, raporton Gazeta10.
Memaj po ashtu, mes tjerash deklaroi se mësimin për ta mposhtur kundërshtarin e tyre të lojës e mësuan nga kryeministri Kurti.
“Alternativë tjetër përpos fitores ska, kemi marrë sa i përket pjesës strategjike prej një njëriu që në zgjedhje ka dit me iu kundërvy këtyre, Albin Kurtit. Ai na tregu formulën qysh me e mujt LDK-në”, deklaroi Memaj.