Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha: 9 Prilli, datë e madhe për Çlirimin e Kosovës

Gazeta10
09 April 2026 - 21:17

Sot, në përvjetorin e 9 Prillit, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha në emisionin Politiko këtë datë e ka cilësuar si një moment madhështor për historinë e vendit, duke përmendur edhe pjesëmarrjen masive nga qytetarët ne vendngjarje dhe domethënien e saj për qytetarët.

Berisha deklaroi se 9 Prilli tashmë është kthyer në një datë që “e kanë në mendje dhe në shpirt” të gjithë qytetarët, jo vetëm familjarët e dëshmorëve dhe luftëtarëve, por edhe çdo qytetar që e respekton luftën e UÇK-së si një vlerë sublime kombëtare.

Ai veçoi në mënyrë të posaçme rëndësinë e Betejës së Koshares, duke theksuar se ajo përfaqëson një nga momentet më bashkuese të luftës. Sipas tij, brigadat dhe njësitet që operuan në atë zonë u krijuan në rrethana që mundësuan integrimin e të gjitha formacioneve dhe rrymave që vepronin në atë kohë.

“Në atë kohë u arrit një bashkim i të gjithëve. Të gjitha formacionet dhe rrymat u bënë në një rreth të përbashkët”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se slogani i luftës ishte i qartë dhe unifikues: “Ne kemi një parti dhe ajo është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe kemi vetëm një politikë – luftën për çlirimin e Kosovës.”

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/N0eqFmBJo5A

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.