Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-komandati i UÇK-së – Vuçiqit: Mos provoko, liroji tre policët e rrëmbyer

Gazeta10
21 June 2023 - 14:39

Ish-komandati i UÇK-së, Rrustem Mustafa i bëri thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të lirojë tre policët e Kosovës që janë rrëmbyer nga forcat serbe në veri

Ai përmes nje postimi në Facebook shprehu se Vuçiqi duhet ti lirojë sa më shpejt tre policët dhe të jetojnë të lirë. Tutje ai shtoi se populli shqiptar dëshiron që të jetojë në qetësi dhe nuk nënshtrohet.

“Ndale poshtrimin President! Vuçiq: “Tre policët po hanë torte e rrush, kërkesën e Orbanit do ta shqyrtojmë me kujdes…” _ Ne i themi, kujdesu dhe ruaje rrushin dhe torten për vete, djemtë që ke rrëmbyer lejoj të lirë. Rrëmbimet, burgosjet, trajtimet jo njerëzore që keni bërë në të kaluarën kanë prodhuar forcën tek populli dhe jemi të lirë! Mos provokoni mision kundër jush, populli shqiptarë dëshiron dhe ka interesa të jetojmë në qetësi, kurr më të nënshtruar nga kushdo që synon nënshtrimin… Duam të jetojmë në paqe, mos u ngatërroni me dikë që ju e njihni mirë!”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.