Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-konsulli shqiptar zbulon detaje: Erdogan për disa muaj jetoi tek një familje shqiptare në Tetovë

Gazeta10
26 May 2023 - 0:01

Një detaj interesant për presidentin turk Tayip Erdogan është se ai ka jetuar për një periudhë kohore në Tetovë të Maqedonisë.

Në Tv Klan, ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll Ermal Kaleci tha se Erdogan ka jetuar për disa muaj atje në vitin 1999. Mësohet se Erdogan u strehua te një familje shqiptare pas lirimit të tij nga burgu.

Kjo pasi në vitin 1998 ai u dënua për nxitje të urrejtjes fetare për shkak se recitoi një poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri. Në këtë ngjarje ai u dënua me 10 muaj burg ku kreu vetëm 4 prej tyre.

Blendi Fevziu: Ç’bënte në Tetovë Erdogani?

Redi Shehu: Nuk e di, po e dëgjoj për herë të parë po…

Ermal Kaleci: Ka pasur një mik shqiptar.

Blendi Fevziu: Jetoi disa muaj apo më gjatë?

Blendi Fevziu: U largua nga Turqia për t’u mbrojtur dhe gjeti strehim në Tetovë, tek një familje shqiptare.

Ermal Kaleci: Jetoi disa muaj. Tetovë, tek një familje shqiptare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.