Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ish-kryeministri Mustafa: Luftëtarët kryesor të lirisë e kalojnë ndrrimin e moteve në burg, pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë

Gazeta10
02 January 2024 - 17:47

Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit.

Ai thotë se duhet pranuar të gjithë se jemi në “arrest mendor e intelektual” dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë.

“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë!”, shkruan Mustafa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.