Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-kryeministri slloven: Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, lidhet më rastin e Martin Berishajt

Gazeta10
19 April 2023 - 23:32

Ish-kryeministri slloven, Janez Jansha përmes disa postimeve në Twitter ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, shkruan Gazeta10.

Jansha ka thënë se ky arrestim ka ardhur si rezultat i gjetjeve të hetimit në rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

“Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket si rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GENI”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sot, Policia e Kosovës ka arrestuar kryeshefin e KEK-ut si të dyshuar për disa vepra penale ndër to edhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.