Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-kryetari i Zveçanit me mesazh kërcënues: Kush dëshiron luftë do t’iu përgjigjemi

Gazeta10
27 June 2023 - 14:06

Në fund të tubimit të serbëve që u mbajt në Mitrovicën Veriore, ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq lexoi deklaratën e Vidovdanit.

Në këtë deklaratë thuhet se “serbët nga veriu i Kosovës thonë se nëse përndjekja ndaj tyre vazhdon, ata do të detyrohen t’u përgjigjen gjithë atyre që dëshirojnë t’iu bëjnë dëm dhe që ëndërrojnë luftën në vend të paqes”.

Miloviq shtoi se serbët nga veriu thonë se do të jenë të bashkuar në luftën e tyre të drejtë për të qëndruar dhe mbijetuar në territorin e Kosovës dhe në mbrojtjen e shtëpive dhe familjeve të tyre, përcjell Insajderi.

Në pikën e dytë të deklaratës, u fol për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të Kosovës.

“Ka ardhur koha që të zbardhet e vërteta dhe të thuhet qartë ky Vidovdan – a kemi Asociacion. Përndryshe, ne e dimë se çfarë të bëjmë”, është thënë ndër të tjera në deklaratë.

 Tutje, në deklaratë është përmendur përkrahja që po u jep presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.